Emrat/ Identifikohen edhe dy viktima të tjera në aksidentin në Qafë Muzinë

267
Sigal

Janë identifikuar edhe dy viktima të tjera të aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, që ndodhi pasditen e kësaj te enjteje.

Përveç shoferit Bardhi Proda, viktima kanë mbetur edhe çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç.

Ndërkohë, mbetet i paidentifikuar ende një trup i pajetë, ndërsa një tjetër është akoma në furgon, pasi nuk është mundur të nxirret.