Hoti akuzë qeverisë: Policia ushtron presion mbi banorët me kontrolle dhe postoblloqe, pa pasur asnjë motiv

436
Sigal

Gjatë fjales së saj të mbajtur sot në  Kuvend, deputetja Elda Hoti deklaroi se qytetarët nuk do të lejojnë që qeveria të uzurpojë gjykatat dhe Presidencën.

Hoti u shpreh se në 2 mars ishte në manifestim për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të kundërshtuar një qeveri që po largon qytetarët dhe të rinjtë.

Ajo ka akuzuar sot qeverinë për terror policor ndaj banorëve të Laçit, Mirditës dhe Mamurrasit.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend deputetja u shpreh se policia po ushtron presion mbi banorët me kontrolle dhe postoblloqe, pa pasur asnjë motiv.

Duke ju referuar operacionit Forca e Ligjit, Hoti tha se ky është “Operacioni Forca e Lekut” dhe jo e zbatimit të ligjit.