Përmbytjet në Pogradec, banorët: Nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim

418
Banorët e fshatit Rremenj në Pogradec dy muaj pas përmbytjeve jetojnë mes lagështirës dhe llumit. Ndërkohë që ankohen se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga shteti. Gati 2 muaj pas permbytjeve në rrethin e Pogradecit, situata në shumë familje të prekura nga përmbytjet vijonë të jetë e rëndë. Shtëpitë e fshatit Rremenj të cilat u përmbytën nga vërshimi i lumenjve janë të mbuluara nga lagështira dhe pothuajse të pabanueshme. Ndërkohë që shprehen se ndihma e shtetit ka qenë zero.

Disa shtëpi të tjera kanë mbetur pa asnjë orendi shtëpiake ndërsa të tjerë banorë ankohen se iu janë dëmtuar prodhimet bujqësore dhe blegtorale. Në rrethin e Pogradecit janë mbi 100 familje dhe biznese të përmbytura si pasojë e reshjeve të shiut gati dy muaj më parë, edhe pse vlera e dëmeve të shkaktuara janë nxjerrë, qeveria shqiptare ende nuk ka çelur asnjë fond për dëmshpërblimin e këtyre familjeve.
Sigal