Vidhte çfarë i dilte përpara, arrestohet 25 vjeçari në Librazhd

422
Sigal

Pollcia ka munudr të prangosë në kushtet e flagrancës një 25 vjeçar pasi dyshohet si autor i dy  vjedhjeve të banesave.

Në njoftimin e policisë thuhte se, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, me të marrë njoftimin për vjedhjen e dy banesave të shtetasve D. M., dhe Z. M.,  në fshatin Dorëz, Librazhd, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve  të këtyre vjedhjeve.

Në sajë të një pune të mirëorganizuar si dhe nga informacionet e marra në rrugë operative  u bë e mundur ndalimi i automjetit tip “Mercedes-Benz”  që drejtohej nga shtetasi Elton Musta, 25 vjeç me banim Tiranë,  i cili  po transportonte me automjetin e mësipërm sendet e vjedhura konkretisht:

Dy TV “Samsung”,  laptop,  fshesë  korenti,  si dhe një moto-korrse bari etj. Sendet e mësipërme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Musta 25  vjeç, banues në Tiranë,  për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.