Moti i keq/ Trageti i linjës Vlorë-Brindisi përplaset në port

97

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi është përplasur sot me kalatën e portit.

Në momentin e përplasjes trageti ka qenë i ankoruar në port kur stuhia dhe dallgët e mëdha e kanë shtyrë drejt pankinës.

Drejtuesit e tragetit po luftojnë me dallgët dhe erën e fortë. Sipas drejtuesve të tragetit kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së barrierës mbrojtëse në portin e Vlorës.