Makina përplas një grua në kryeqytet

40
Një grua ka mbetur e plagosur këtë të diel, pasi u përplas nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në rrugën “Dritan Hoxha”.
E lënduar ka mbetur një këmbësore 55-vjeçare me iniciale H. B., e cila u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia shoqëroi drejtuesin e makinës, R. K.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.