SHBA dhe Evropa të ngrira, Australia ‘digjet’

664
Sigal

SHBA dhe Evropa janë duke u përballur me një mot shumë të ftohtë, ku temperatuara arrijnë deri në minus 40 gradë Celsius. Por natyra është kaq shumë kapricoze pasi nga ana tjetër Australia është duke u përvëluar.

Në Sidnej të Australisë njerëzit janë përballur me temperaturat më të larta në 79 vite, ku temperature ka arritur në 47.3 gradë celsius

Më nxehtë është në Penrith, një zonë në perëndim të qytetit.

Zyrtarët u detyruan të nxirrnin paralajmërime nga zjarret, të cilat jepen zakonisht gjatë verës përvëluese të Australisë.

Shtatorin e 2017-s, australianet u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë.

Ekspertet thonë se temperaturat e tokës dhe të detit janë prekur nga ndryshimet klimatike, duke çuar në kushte më ekstreme të motit.

5.jpg

4.jpg

3.jpg

2.jpg

1.jpg