Makina i ikën nga duart 30 vjeçarit shqiptar, humb jetën në aksident

216

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të së hënë në zonën e njohur si Ura e Merrxhanit në Shëngjin.

Drejtuesi i mjetit është identifikuar si shtetasi me inicialet E.Rr, 35 vjeçar dhe banues në Shëngjin ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Makina i ka dalë nga kontrolli duke përfunduar jashtë rrugës.

Lezhë

Informacion paraprak

Me datë 25.06.2018, rreth orës 21:06 është marrë njoftim se në Shëngjin, në vendin e quajtur Ura e Merrxhanit, mjeti tip Golf 4 me targa AA 995 BV ka dalë nga rruga ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.Rr. 35 vjeç, banues në Ishull Shëngjin.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.