Lushnje, gjendet i vdekur 56 vjeçari anash rrugës,dyshohet nga aksident

452
Sigal

LUSHNJES – Një 56 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në anë të rrugës në qytetin e Lushnjes. Ngjaja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gradisht pranë mbikalimit të trenit. 

56 vjeçari Petra Kina është gjetur nga kalimtarët e rastit të cilët më pas kanë njoftuar policinë e Lushnjes.  Policia bën me dije se viktima ka qënë duke ecur me bicikletë në anë të rrugës e dyshohet se është përplasur nga ndonjë automjet. 

Po ashtu mendohet se viktima është banor në fshatrat e Gradishtit, ndërsa policia ka filluar hetimin e oficinave dhe serviseve të makinave të zonës përreth për kapjen e autorit.