Krimi i trefishtë në Tiranë, merret në pyetje Elvana Gjata

579
Sigal

Policia shoqëron këngëtaren e njohur Elvana Gjata. Raportohet se Elvana Gjata u mor në pyetje në ambientet e policisë dhe ka dalë prej 20 minutash.

Dyshohet se këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar ka qenë shkak i sherrit që solli një të vrarë dhe dy të plagosur mbrëmë në Bllok.

Këngëtarja ishte në shoqërinë e të dashurit të saj, një biznesmen i njohur kur disa persona, miq të Ervis Martinit e kanë ngacmuar duke provokuar sherrin dhe më pas palët kanë nxjerrë armët duke sjellë kasaphanën që ndodhi.

Ajo ka dhënë në polici dëshminë e saj, ndërsa burime e mbrëndshme pohuan se këngëtarja ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.