Sekuestrohen dy pasuri në Lushnje

83
Sigal

Pronat e një të dënuari janë sekuestruar në Lushnje.

Vendimi është dhënë nga Gjykata e Lushnjes.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.2, datë 15.11.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit D. L., i dënuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin 101 (64-2021-2539), datë 18.11.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:

1. Sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme objekt 1-kt, me funksion lokal, me sipërfaqe ndërtimore 180m2 dhe sipërfaqe parcele ndërtimore prej 1050,4m2, të ndodhur në Lagjen ‘***’, qyteti Lushnjë.

2. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme dy automjete.

Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 ‘Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë’, i ndryshuar,  është nxjerrë nga prokurori urdhëri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë.