Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ku një kamion i cili ishte nën drejtimin e shtetasit me inicialet A. Ç., 48 vjeç, ka përplasur shtetasenn me inicialet D.T., 61 vjeçe.
Mësohet se e aksidentuara ka marrë plagë të lehta dhe se ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, burimet e policisë së Elbasanit bëjnë me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë së Elbasanit:
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, kamioni që drejtohej nga shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Peqin, ka aksidentuar lehtë shtetasen D. T., 61 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


















