Godet me thikë babain e tij gjatë konfliktit, arrestohet i riu me probleme mendore

413
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një i ri ka goditur me thikë babain e tij, pas një konflikti, duke e plagosur rëndë. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes familjarëve, por sherri degradoi deri në përdorimin e thikës nga djali i familjes, Ervin Ismaili. I plagosuri me inicialet Sh.I, është dërguar me urgjencë në spital, dhe mësohet se ndodhet në reanimacion. Policia e mbërritur në vendngjarje ka arrestuar autorin e plagosjes, i cili dyshohet se vuan nga problemet mendore.
Sigal