Bejdo Malo: Hakmarrja primitive e mostrës Çalamani në Fier

363
Ne hamë “bar” televiziv çdo darkë nga gazetarë mediokër që janë kthyer në kërpudha helmuese në emisionet opinion.
Një ditë pasi ndodhi vrasja e deputetit Fatmir Xhindi, së bashku me tre gazetarë shqiptarë dhe me socilogun Hamad Al Shari nga Tunizia por përfaqësues i Kalifit të Dubait në Tiranë udhëtuam nga Tirana, në Poshnjë të Beratit u kthyem në Kutalli, Pobrat Strum, aty ku ndodhi gjema dhe deri në Rroskovec aty ku ishte agjensia turistike. Arabi që ishte një njohës shumë i mirë i shqipes pasi kishte studjuar 1974-1980 në Tiranë, por dhe një njohës i çdo shtëpie muslimane shqiptare, se kishte ardhur në mars të 1991 në Shqipëri, kur ndaluam në Strum dhe folëm gjerësisht me banorët dha këtë përfundim. Ky krim nuk do të zbulohet asnjëherë. Arabit për hir të së vërtetës i besonim verbërisht sepse ishte super i saktë jo vetëm unë por tërë elita e gazetarisë shqiptare.
Pse, i thashë..
-Janë krime që ndodhin në një rreth shumë të ngushtë njerzish, e njohin shumë mirë njeri tjetrin, e dinë shumë mirë se kush e vrau dhe cilat janë motivet, por varrosin të vërtetën bashkë me viktimën.
-Tu thaftë goja arab i thashë.
Unë në fakt i thoshja Hamad beu. Kaqë mirë na njeh. Ashtu ndodhi si tha arabi. Ai kishte një bindje absolute se tërë muslimanët myzeqarë të shtrirë në Berat, Fier, Vlorë, Lushnjë tjetër gjë dinë, e tjetër gjë thonë.
-Tu thaftë goja dy herë arab i thashë.
E bëra këtë hyrje të gjatë, pasi degjova 70% të banorëve të Grecallisë Fier në 100 intervistat që dhanë në 100 televizionet shqiptare nga mëngjezi në darkë. S’pashë të fliste as drejtori policisë Fier, as Gledis Nano me mjekrën moderne si ata që drejtojnë kampet kurde pas luftës së Sirisë(Hamadi edhe pse ish arab safi 24 karad e urrente mjekrën), por as zëdhënësen e tij. I vetmi që foli Armando Subashi me Taulant Ballën që në fillim e ngatërrova se mu duk sikur ishte në vakinë e të ndjerit Pjerin Xhuvani në Elbasan, me zor u kthjellova. p.s.( mbeti pa zbardhur e vërteta e Pjerin Xhuvanit, PD nuk dorzon në komisionin hetimor parlamentar se çfar ishin paraushtrakët e ruajtjes së votës me në krye Gazmede Bardhin).
Po në tërë intervistat e banorëve të Grecallisë , pashë fiks ato intervista që pashë në Strumë 10 vjet më parë kur u vra Fatmir Xhindi. Fjali pa kokë, pa këmbë, pa kryefjalë, pa kallsues, pa kuptim, 40 mikrofonë televizionesh me vajza studente që s’dihet marrin apo jo rrovë, u drejtoheshin kujdo rranxho-panxhoje që u dilte para, në rrugët e fshatit Grecalli, edhe kur ishte fëmijë 14-15 vjeç me kapuçin e xhakavendove në kokë. Askush se thoshte të vërtetën po e bënin lëmsh e futnin në rrugë qorre. Duke filluar nga xhaxhai i mostrës Çalamani, e deri tek fqinji i fundit i tij. Pale kur filluan debatet televizive të vije duart në kokë. Kryefjala ishte që mostra të varet në litar dhe jemi gati dhe Edi Rama jo vetëm të gëzojë mandnatin e tretë por ja japim votën dhe 30 vjet po e vari. Ç’far të bëjnë të mjerët, janë mësuar me Dullën, që në mëngjes thoshte të varet e varej mbasdite.
Por e vërteta është e thjeshtë. Kemi të bëjmë me dy familje avlli më avlli. Me një familje reale me zënkat mëritë që nga kumaci i pulave dhe deri tek krushqitë e nisura por të bitisura, tek sherret për domatet biçikletat macet e çdo gjë që përbën jetën provinciale dhe të rëndomtë të Grecallisë. Këto dy familje krijuan një plagë të madhe që s’mund të mbyllej kurrë para 13 vjetësh. Mostra Çalamani dhe xhaxhai i të ndjerit u involvuan në një krim pasioni me një 16 vjeçare. Mostra Çalamani i dënuar dhe dy herë më parë për vjedhje shkoj si badigard i xhaxhait të viktimës. Ata kishin paranojën se vajza kishte futur për ti rrahur babanë e viktimës. Kaqë banalisht filloi, tërë kjo tragjedi e tmerrshme shokuese, ku viktimë mbeti një fëmijë 8 vjeçar. Një dhimbje e madhe një hata një shok. Mostra në burg akumuloi hakmarrje. Dhe mostra të tilla hakmerren atje ku të dhemb më shumë. Dhe kështu ndodhi, kemi të bëjmë me një hakmarrje të pastër, të një njeriu që është plotësisht i shëndetshëm mëndërisht si ne gjithë të tjerat, që hakmerret në mënyrën më primitive, më një provincë në Shqipërinë qëndrore. Çfar tirret nëpër studjo, në një garë gazetarësh mediokër si Hoxha, Lala, Çiçi, Biçi, Piçi, që për të fituar simpatinë e Blendi Fevziut , që ti ftojë në emision si ekspertë për çdo krim që ndodh në Shqipëri. Dhe këta mediokër bilbilosin nëpër studjo dhe pse ata nuk shkojnë dhe s’kanë qënë asnjëherë në atë fshat, nuk kanë investiguar realisht, apo se dinë atë fabul. Të vinte dogndi kur njeri thotë pas Mihasit do vriten dhe katër të tjerë, dhe tjetra merr mikun e tij dhe thotë se ai ishte i kujdeshëm e ruhej. Po hamë bar televiziv nga këta mediokër të majmur të frustuar dhe egoistë. Po si o të marrë, një njeri që vret, dihet që ruhet. Mos u besoni më krundeve të këtyre gazetarëve të marrë, janë fabula të fabrikuara nga tavolina policësh prokuroriësh e gjyqtarësh, aspak të vërteta, por merren si të verëteta pse thuhen tek Fevziu.
Me Hamad beun në Berat, Strum e Roskovec.
Sigal