Prof. Dr. Lush Susaj: Shenjtëria e Universitetit Bujqësor dhe disa sugjerime për ministren e Bujqësisë

147

Ja si mbyten zërat e ekspertëve dhe profesorëve që nuk heshin e duartrokasin për mungesën e reformave dhe të impaktit të investimeve dhe projekteve në bujqësi

Sigal

Prof. Dr. Lush SUSAJ

Pas kritikave dhe shkrimeve të vazhdueshme mbi gabimet në drejtim të politikave, të ligjeve dhe të standarteve të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë shqiptare, duket se po merr rrugë dhe vëmendje një tjetër sjellje e gabuar demagogjike, e që ka për bazë komunikimin e ngushtë e të mangët të ministres së bujqësisë me strukturat dhe ekspertet e Universitetit Bujqësorë. Unë bëj pjesë tek ata njerëz që flasin hapur sa herë që punët e shtetit, të shkollës dhe të shoqërisë nuk shkojnë mire, nuk kemi folur për interest tona të ngushta, përkundrazi. Për shkak të reagimit, gjithnjë jemi sulmuar, jemi stresuar dhe jemi dëmtuar nga hakmarrja dhe nga grykësia e politikës skuthe. Jemi sulmuar e damtuar nga urrejtja dhe nga ndasitë e dënja vetëm për rregjimet e njohura otomano-komuniste, por kurrësesi europiane e Euro-Atlantike.

“Politika i ka mënjanuar qëllimisht profesorët dhe ekspertët e mirfilltë të fushave të prodhimit bujqësorë. Ministrja e Bujqësisë në takimin në UBT shmang zërat kritik që evidentojnë mungesën e ligjeve, strategjitë, rajonizimet, strukturat dhe teknologjitë bashkëkohore”

Sa herë që shkruaj, gjithnjë me kujtohen shprehje dhe fjalë të shkruara nga rilindasit dhe nga ideuesit e shtetit shqiptarë. Në këtë kontekst e në këtë moment me erdhi ndërmend shprehja e njohur e Sami Frashërit, ku thotë se “Duhen shumë mend që të mund të shoqërohesh e të flasesh me njerëz pa mend”, por edhe shprehja e Faik Konicës (1899), ku thotë se “Përgjegjësia jonë ndaj vendit është e pamohueshme: do vuajmë me vuajtjet e Shqipërisë, do gëzojmë me gëzimet e saj”. Në këtë kontekst, e vetëm për të stopuar me sa kemi mundësi shkatërrimin e mëtejshëm të bujqësisë dhe të prodhimit bujqësor, kemi shkruar dhe kritikuar politikat e gabuara të zhvillimit bujqësor, dhe ekonomisë në përgjithësi. E ndër këto politika e veprime absurde, më e rënda (sipas mendimit dhe profesionit tim), ka qenë e do të kujtohet goditja dhe shkatërrimi i qëllimshëm që i është bërë bashkëpunimit dhe bashkërendimit të administratës dhe institucionit të ministrisë së Bujqësisë, më katedrat dhe me ekspertët më të mirë të fushave të prodhimit bujqësorë e blegtoral në UBT. Sikurse dihet, këtë potencial dhe aset të pashëmbullt intelektual e shkencor të bujqësisë, e ka patur dhe e ka vetëm Universiteti Bujqësorë i Tiranës. Heshtja në këtë pikë do të ishte gabim shumë i rëndë. Për më tepër, meritojmë edhe mallkimin e kësaj toke nëse nuk flasim dhe nuk reagojmë kur mënjanohemi hapur nga institucionet tona shtetërore, e nga punët tona aq shumë të dobishme e specifike për shtetin dhe shoqërinë. Për mallkimin dhe dëmin, Fjodor Dostojevski ka shkruar: “Nëse nuk flas do të jem i mallkuar, e nëse flas do të jem i damtuar”. Në këtë mënyrë, midis mallkimit të përjetshëm dhe dëmit, që kur u morëm me shkencë, me teknologji, me poezi, me publicistikë, me filozofi dhe me edukimin e mësimin e studentëve, me vetëdije të plotë kemi zgjedhur rrugën e reagimit dhe të fjalës së lirë.

“Nepotizmi shkakton çdo vit miliarda euro dëme për shtetin, po shkatërron vreshtarinë, pemëtarinë, agrumet, drithërat dhe perimet ku sikurse dihet fermerët po presin për dru pemëtorët e mollëve, e po emigrojnë nga Shqipëria dhe klima e Mesdheut.”

Në këtë kuadër, në planin personal është shumë më mirë që të jem i përjashtuar nga ekspertizat, nga debatet, nga projektet, nga takimet e organizuara, etj, se sa po të isha bërë pjesë e një hipokrizie me dosje fictive, me firmosje dhe me propagandë për arritje, për zhvillim, për bashkëpunim, për gjithëpërfshirje, për integrim, e që në të vërtetë nga këto nuk ekziston asgjë. Përkundrejtë përjashtimit të qëllimshëm e me pasoja të rënda të specialistëve dhe të ekspertëve më të mirë të fushave të prodhimit, gjithmonë e si askund tjetër në rajon dhe botë, janë sajuar dhe po sajohen personazhet madein sovjet, të cilët pretendojnë që i dinë, e që duhet t’i bëjnë të gjitha. Por sikurse rezulton dhe kuptohet, kjo kategori “supërnjerëzish”, “supër intelektualësh’, “supërekspertesh” sikurse ata e quajnë veten, e ka shkatërruar dhe po e shkatërrojnë çdo ditë bujqësinë dhe degët e prodhimit bujqësor të Shqipërisë. Në këtë lloj situate dëshpëruese për bujqësinë dhe prodhimin bujqësorë në Shqipëri, ajo që nuk duhet e që nuk mund ta bëj kurrë do të ishte heshtja. Nxitjen për këtë shkrim dhe reagim të sinqertë e mora nga fakti që ditën e enjte, me datën 1 dhjetorë 2022, aty nga ora 8 e 30 minuta, njëri nga rojat e UBT me tha që sot do të vijë ministrja e bujqësisë në UBT, e si gjithmonë, edhe për këtë takim, nuk kishim asnjë email, asnjë njoftim, asnjë ftesë. Sikurse unë që mbuloj fushën e vreshtarisë, nuk kishin njoftim as ftesë as edhe kolegët e tjerë që mbulojnë fushat e tjera të prodhimit, sikurse janë ullishtaria, pemët frutore, agrumikultura, perimet, drithërat, lulet, etj. Unë nuk mund të jem kurrë dakord me faktin që ministrja e jonë bujqësisë, edhe dje, sikurse gjithmonë, nuk arriti që të kuptojë faktin që bujqësia dhe bazat e punësimit dhe prodhimit bujqësorë janë vreshtaria, ullishtaria, agrumikultura, pemëtaria, drithërat, perimet, etj. Kur nuk takon e nuk bisedon me ekspertët më të mirë të këtyre fushave e specialiteteve (që të gjithë dashamirë të shtetit), e të provuar e çertifikuar nga institucionet më të larta të bujqësisë dhe shkencës rajonale e botërore, natyrshëm lindin disa pyetje si: me kë mendon ministrja që mund të zhvillohen teknologjitë dhe standartet bashkëkohore? Me kë mund të prodhohen rajonizimet funksionale dhe market autoktone të kulturave dhe të produkteve tona?. Me kë mendon se mund të zhvillojë sigurinë ushqimore?. Me kë mendon se mund të zhvillojë kapacitetet administrative e menaxhuese në bujqësi?, etj. Nëse do të kishim heshtur e duartrokitur për mungesën e reformave dhe të impaktit të investimeve dhe projekteve në bujqësi, me patjetër që edhe unë dhe kolegë të tjerë të përvojës dhe dijes, do të kishim kapur dhe mbyllur ndonjë supërvizion dhe dosje fiktive, e kështu do të kishim marrë ndonjë dorë me lekë nga fondet dhe nga investimet në bujqësi, e që për shkak të korrupsionit dhe të këtyre sjelljeve nuk shkuan kurrë në produktin dhe as në destinacionin e duhur. Politika i ka menjanuar qëllimishtë profesorët dhe ekspertët e mirfilltë të fushave të prodhimit bujqësorë. Nga ku ka buruar dhe do të burojë vetëm shkatërrimi i bujqësisë, punësimit dhe ekonomisë.

“Punët degradohen në dorë të inkopetencës dhe të klaneve të korrupsionit. Fiktiviteti ka shkaktuar atë që sot po e quajnë mbyllje të disa degëve prioritare të Universitetit Bujqësor. Madje edhe në Ministrinë e Bujqësisë kanë mbetur shumë pak specialistë të mirëfilltë të fushave të dijes dhe të përvojës. Është koha që të kuptohet se për të krijuar një profesionist të kalibrit rajonal dhe ndërkombëtar, minimumi duhen 40 vjetë përvojë dhe përgatitje universitare”

Duhet ta mësojmë faktin që punët dhe zgjidhjet e bujqësisë, duan profesionistët e jo shokët e klanit nepotik. Ministrja dhe të gjithë ekspertët e dinë shumë mirë faktin se si është shkatërruar vreshtaria, duke e dërguar seleksionimin klonal, standartet, ligjet dhe teknologjitë e kësaj fushe në dorën e atyre që nuk janë marrë kurrë me këtë fushë, por që falë njohjeve e lidhjeve të tyre nepotike e korruptive, vrapojnë dhe fusin hundët e injorancës kudo. E në këtë mënyrë, marrin përsipër të bëjnë ato që nuk mund t’i bëjnë kurrë, e kështu po shkaktojnë çdo vit miliarda euro dëme për shtetin dhe ekonominë tonë kombëtare. Në filozofi thuhet që çdo njeri jashtë profesionit të tijë është injorantë, kjo për ata që pretendojnë se i din të gjitha. Po shkatërrojnë injorantët që ju duket vetja që kanë lindur vetëm për të firmosur dosje e për të ndarë paratë e korrupsionit, nga ku buron varfëria dhe prapambetja jonë e gjithanëshme. Sikurse me vreshtarinë, të njëtën gjë kanë bërë edhe me pemëtarinë, ku sikurse dihet fermeret po presin për dru pemëtorët e mollëve, e po emigrojnë me gra e fëmijë largë nga Shqipëria dhe klima e Mesdheut. Në këtë mënyrë është vepruar edhe me ullirin, me agrumet, me perimet dhe me drithërat, ku përtej demagogjisë dhe nepotizmit, nuk ekziston asgjë, pasi mungojnë totalishtë ligjet, strategjitë, rajonizimet, strukturat varietore dhe teknologjitë bashkëkohore e funksionale, nga ku buron punë dhe mirëqënie për popullin dhe rininë që po e dëbon kjo lloj sjellje ndaj burimeve të punës dhe të prodhimit kombëtarë. E vërteta para shqiptarëve dhe Zotit është ajo ku përtej dosjeve fiktive të nepotizmit dhe korrupsionit, nuk ekziston asgjë tjetër nga ato që thuhen e premtohen. Më e keqja është se, duke u marrë me vogëlsira, etiketime dhe menjanime, akoma nuk po ka as edhe një levizje të sinqertë për të filluar bashkëpunimin e munguar me ekspertët e mirëfilltë të këtyre fushave në Universitetin Bujqësorë. E gjithë kjo situatë hipokrizie e fiktiviteti ka shkaktuar atë që sot po e quajnë mbyllje të disa degëve prioritare të Universitetit Bujqësorë, e që në të vërtetë këto degë janë mbyllur dhe po mbyllen nga interesat e ngushta të vetë shtetit. Kjo po nxitet nga sjellja dhe politikat tepër të gabuara me specialistët dhe me strukturat drejtuese dhe menaxhuese të bujqësisë. Në këtë drejtim, padyshim që kontribut ka dhënë dhe po e jep edhe ministrja e bujqësisë, që për fatin e keq akoma nuk po e gjen rrugën e duhur të dëgjimit dhe të punësimit të specialistëve të mirfilltë të vreshtarisë, të pemëtarisë, të perimeve, të agrumikulturës, të drithërave, etj. Unë mendoj në këtë mënyrë, sepse të gjithë studentët tonë të mrekullueshëm, pasi po mbarojnë mastërin shkencorë, si askund tjetër në rajon dhe botë, janë të detyruar të shesin lule, cigare tek tabacino, rroba “Gabi”, ose të emigrojnë jashtë. Madje edhe në Ministrinë e Bujqësisë di kanë mbetur shumë pak specialistë të mirfilltë të fushave të dijes dhe të përvojës. Specialistët që po përgatisim, ka vite që nuk po mbështetën e nuk po punësohen, e përpasojë po ikin dhe po bëhën shëmbulli më i keq se si nuk duhet me studjue e mësue për bujqësinë dhe këto profesione të përjetëshme. Nga ky shëmbull i keq, prindërve, madje dhe vetë rinisë shkollore, u është vrarë interesi për të marrë profesionet tona të mrekullueshme, sepse ata po shohin se si agronomët, veterineret, zoteknikët dhe inxhinierët e pyjeve, ndonëse të pakët në numër, janë lenë totalisht jashtë vemendjes së punësimit, edhe pse nevoja për ta është uluritëse. Ministrja e Bujqësisë, me dashje apo padashje, duke mbajtur larg profesionistët dhe ekspertizën e mirëfilltë, duket që akoma nuk po e din faktin që në Shqipëri, disa nga profesionet më jetike për ekonominë kombëtare, po zhduken. E kjo për shkak se ato kanë mbetur në dorë të një apo të dy vetave që akoma nuk kanë emigruar e ikur nga kjo jetë. Menjanimi i këtyre profesorëve, po e len Shqipërinë pa profesionistë dhe pa profesione jetike, tamam si një fushë të shkretuar. Ministrja dhe strukturat aktuale të shtetit, akoma nuk po arrijnë që të kuptojnë se në Shqipëri nuk është koha e punës dhe ngritjes së modelit të sovjetëve, të cilët mendonin se i dinin e që mund ti bënin të gjitha. Përkundrazi është koha që të kuptohet se për të krijuar një profesionistë të kalibrit rajonal dhe ndërkombëtarë, minimumi duhen 40 vjetë përvojë dhe përgatitje universitare. Mendoj se nukë është koha që të sillemi me njerëzit dhe me elitën sikur në vitet 1945-1950, e as sikur në vitet 1992-1996. Politika duhet të kuptojë që kjo lloj sjellje e mizorie, në kushtet e levizjes së lirë, nuk mund të funksionojë gjatë. Në këtë mori defektesh, për mendimin tim, gabimi më i madh ka qenë dhe mbetet sjellja hipokrite ndajë profesorëve dhe katedrave profesionale të Universitetit Bujqësorë të Tiranës, aty ku është edhe shëjtëria, truri dhe zemëra e bujqësisë shqiptare. Mbase drejtuesit do të fillojnë përseri që të mallkojnë e të shantazhojnë për reagimet dhe të vërtetat tona, pa e ditur që gabimi dhe mallkimi më i madh është për ata që nuk flasin e reagojnë kur shohin që punët degradohen në dorë të inkopetencës dhe të klaneve të korrupsionit. Apo nuk reagojnë as kur degët e universiteteve mbyllen për shkak të nepotizmit dhe të injorancës në sistemin e administratës publike dhe në menaxhimin, e jo se nuk ka nevojë shteti dhe ekonomia. Nuk reagojnë as kur ekspertët dhe shkencëtarët më të mirë të shtetit e të shoqërisë shqiptare menjanohen, përgojohen dhe shantazhohen hapur, e vetëm për shkak të reagimit të tyre ndaj politikave dhe zgjidhjeve shumë të gabuara për vetë kushtet dhe sfidat e kohës së integrimit. Është koha që të kuptojmë diçka shumë të thjeshtë e të përjetëshme, sipas të cilës, punët, e sidomos disa punë me rëndësi jetike për kombin, duhet të kryhen me specialistin dhe me profesionistin e mirëfilltë, e jo me anëtarin e partisë së radhës. Shpresoj që këtë fakt do ta kuptojnë ministrat dhe drejtuesit e qeverisjeve tona, të cilët duhet t’i shërbejnë më zemër e me tru Shqipërisë, e jo thjesht e vetëm tarafit të tyre nepotikë.