Kualifikohet Zvicra/ Hakmarrje kuqezi, Shaqiri dhe Xhaka nxjerrin Serbinë nga Botërori

129
Sigal

3-2! Zvicra e Shaqirit dhe Xhakën eliminon Serbinë nga Botërori i Katarit. Një hakmarrje e ftohtë, në një ndeshje me shumë emocione dhe pesë gola në fushë, nervozizëm gjatë lojës, festë në tribunën helvete dhe trishtim në atë serbe.

Kualifikohet Zvicra/ Hakmarrje kuqezi, Shaqiri dhe Xhaka nxjerrin Serbinë

Kualifikohet Zvicra/ Hakmarrje kuqezi, Shaqiri dhe Xhaka nxjerrin Serbinë

Xherdan Shaqiri realizoi një gol manual në minutën e 20-të – i dyti rresht kundër Serbisë, përfshirë edhe atë në “Rusi 2018” dhe gjashti në kampionatet botërore, duke qenë ai realizuesi më i mirë historikë në kombëtaren helvete. Goli i 27-të në 111 ndeshje me Zvicrën.

Kualifikohet Zvicra/ Hakmarrje kuqezi, Shaqiri dhe Xhaka nxjerrin Serbinë

Së bashku edhe me kapitenin Granit Xhaka i dhanë edhe ngjyra kuqezi kualifikimit të Zvicrës, duke entuziazmuar gjithë tifozerinë shqiptare kudo në botë.

Kualifikohet Zvicra/ Hakmarrje kuqezi, Shaqiri dhe Xhaka nxjerrin Serbinë

Serbia përmbysi shumë shpejt shifrat në 2-1: barazoi 1-1 Mitroviç në të 26’ dhe kaloi në avantazh me Vlahoviç (35’).

Zvicra reagoi fuqishëm dhe Embolo, kamerunasi I natyralizuar si zviceran, barazoi shifrat në 2-2 në minutën e 44-t.

Pjesa e dytë nisi me një përgjigje të shpejtë të zviceranëve, me Frojler që çoi shifrat në 3-2 për Zvicrën, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund dhe solli kualifikimin e helvetëve dhe eliminimin e Serbisë.

Në minutën e 68-të, Shaqiri u zëvendësua, me tifozët zviceranë dhë shqiptarë që e duartrokitën në mënyrë frenetike mesfushorin, për golin dhe atë që prodhoi në fushë.

Në ndeshjen tjetër të grupit G, Kameruni mposhti 1-0 Brazilin: gol i Abukabar në minutën e 93-të, dhe i ndëshkuar më pas me kartonin e kuq, pas dy të verdhave.

Kualifikohet Zvicra/ Hakmarrje kuqezi, Shaqiri dhe Xhaka nxjerrin Serbinë

GOLAT E NDESHJES

20′ GOOOOOL ZVICRA 0-1/ Shënon Xherdan Shaqiri, futbollisti me origjinë shqiptare çon peshë zemrat e tifozëve helvetë. Pas asistit të Sou, futbollisti godet saktë duke përshëndetur rrjetën.

26′ GOL SERBIA 1-1/ Vendoset baraspesha, sulmuesi Mitroviç godet saktë me kokë pas harkimit të Tadiç, duke e dërguar topin në kënd të pamundur për portierin.

35′ GOL SERBIA 2-1/ Përmbyset rezultati, ballkanasit realizojnë me Vlahoviç, që përfiton nga një përgjumje në mbrojtje i Zvicrës. Sulmuesi i Juventusit kthen bukur një top brenda zonës duke e dërguar në rrjetë.

44′ GOOOOOOL ZVICRA 2-2/ Vendoset sërish baraspesha, aksion model i kombëtares helvete, që finalizohet me sukses nga Embolo, i cili i vetëm me portën e boshatisur e pati shumë të thjeshtë të realizonte.

48′ GOOOOOL ZVICRA 2-3/ Përmbysje emocionuese, Frojler, finalizon mjaft bukur një tjetër aksion model të kombëtares helvete. Shaqiri ishte pjesë e aksionit, pasi dha topin për Vargas, dhe ky te Frojler.

EKIPET E KUALIFIKUARA DHE ÇIFTET

Të kualifikuar për në raundin tjetër sipas grupeve janë: A (Holandë, dhe Senegal), B (Angli, SHBA), C (Argjentinë, Poloni), D (Francë, Australi), E (Japoni, Spanjë), F (Marok, Kroaci), H (Portugali, Koreja e Jugut) dhe H (Brazil, Zvicër).

Në fazën e 1/8-va, me eliminim direkt do të jenë përballë këto çifte: Holandë-SHBA, Angli-Senegal, Argjentinë-Australi, Francë-Poloni, Japoni-Kroaci, Marok-Spanjë, Portugali-Zvicër dhe Brazil-Koreja e Jugut.