Kapen 77 kg kanabis, dy bullgarë në pranga, shqiptari në kërkim

523
Dy shtetas bullgarë janë vënë në prangat e policisë kuftare të Qafë Thanës, pasi u kapën me 77 kg kanabis në një automjet, ndërsa një shqiptar është shpallur në kërkim.

Në pranga u vunë shtetasit:
Neven Milenov, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.
Shaban Daud, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.

Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).

Policia sqaron se: Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volksëagen” me targa CC6971AH, të cilin e drejtonte shtetasi Neven Milenov. Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike. Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.

Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.
Sigal