Plagosi punonjësin me çekiç dhe grabiti karburantin, arrestohet shqiptari në Greqi

15
Sigal

Momente makthi ka përjetuar një 27-vjeçar, punonjës i një karburanti, në orët e para të së martës, në Agios Anargyros në Greqi.

Sipas burime policore, një 28-vjeçar shqiptar ka hyrë me çekiç në pikën e karburantit duke e goditur dhe plagosur punonjësin.

Ai rrëmbeu paratë që gjeti dhe u largua me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur makinat patrulluese të forcës së ndërhyrjes së shpejtë të policisë greke dhe pas kontrolleve, të cilat kanë arritur të lokalizojnë dhe arrestojë autorin.