Operacion i madh antidroge, kush janë 12 shqiptarët e arrestuar në Shqipëri dhe Itali

696
Sigal

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë dhe Leçe.

Sipas burimeve, operacioni antidrogë ka nisur herët në mëngjes. Në orën 7:00 kanë mbërritur forcat RENEA, një aksion që po zhvillohet edhe në Itali.

Në Vlorë dhe Leçe janë arrestuar deri tani 12 shtetas shqiptar:
Luka Beqiraj
Bilbil Kabello, 
Arbnor Hoxhaj
Denis Pashaj
Kujtim Elmazi
Kristian Llanaj
Dorian Alikaj
Altin Avduramani
Ajet Çepaj
Klaudio Fani
Artur Malo 
Raul Zenunaj.

Këto emra kanë mbërritur në Shqipëri me letër-porosi, pas hetimeve të zhvilluara në Itali për një grup trafikantësh që transportonte kanabis nga Vlora në Itali.

Në rrugë jozyrtare mendohet se janë trafikuar rreth 10 ton drogë në vitet e fundit.

Janë prerë 27 masa sigurimi, nga të cilat 21 janë shqiptarë dhe 6 italianë. Në orët e para të mëngjesit janë arrestuar në Vlorë 6 shtetas shqiptarë, ndërsa 3 të tjerë 2 italianë dhe 1 shqiptar ndodhen në burg në Shqipëri. Në Itali janë arrestuar 10 persona, 5 shqiptarë dhe 5 italianë, ndërsa 1 shqiptar ndodhet në burgun e Malit të Zi. Janë shpallur në kërkim 7 shtetas të tjerë.

Hetimet për finalizimin e këtij operacioni kanë nisur prej dy vitesh, ndërsa mësohet se janë çmontuar 4 grupe kriminale.

Në Itali operacioni është zhvilluar në Calabri, Toscana, Emilia Romagna, Sicili dhe Lombardi. Ky aksion vjen vetëm pak kohë pas vizitës së prokurorit të Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho.