Vdes fituesi i Kupës së Botës

579
Sigal

Gordon Banks, ish-portieri i Anglisë, ka vdekur në moshën 81 vjeçare.

Lojtari legjendar, që ishte portier kur Anglia fitoi Kupën e Botës në vitin 1966, u nda nga jeta gjatë natës.

Një deklaratë të publikuar nga Stoke City në emër të familjes Banks thuhet: “Është një trishtim i madh të njoftojmë se Gordon vdiq paqësisht gjatë natës. Jemi të shkatërruar nga humbja e tij por kemi kaq shumë kujtime të lumtura së bashku dhe jemi shumë krenarë për të.”

Banks filloi karrierën e tij profesionale në futboll me Chesterfield, por vetëm pas një sezoni siguroi një lëvizje drejt Leicester City, ku bëri 356 paraqitje gjatë tetë sezoneve midis viteve 1959 dhe 1967.

Ndërkohë që me Leicester fitoi Kupën e Ligës në 1964, ai u njoh ndërkombëtarisht kur u bë pjesë e Anglisë.

Trajneri i asaj kohe i Anglisë, Sir Alf Ramsey, promovoi Banks si portierin e tij të parë dhe në vitin 1966 ai luajti në çdo minutë të ndeshjes së Kupës së Botës, me Anglinë që fitoi në shtëpi.

Në total, Banks bëri 73 paraqitje për Anglinë dhe u konsiderua si portieri më i madh në historinë e Tre Luanëve.

Pas fitimit të Kupës së Botës, ai u emërua Fifa Goalkeeper  për 5 vite rresht midis viteve 1966 dhe 1971 dhe mori çmimin Futbollisti i Vitit në 1972.