I bie mbi trup pllaka metalike, punëtori shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi

650
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën teksa po punonte për të transportuar një pllakë të madhe metalike e cila aksidentalisht ka rënë mbi të, duke e plagosur rëndë.
Shqiptari humbi jetën në spitalin e Kretës, pasi nuk mundi dot t’i mbijetonte plagëve dhe traumës së shkaktuar nga objekti i rëndë.
Në incident u plagosën dhe dy punëtorë të tjerë, por fatmirësisht nuk pësuan lëndime serioze. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Kretë dhe sipas medias shqiptari që humbi jetën ishte i moshës 40 vjeçare. Identiteti i të riut nuk është bërë publik nga media.
Sigal