Kuçovë, 42-vjeçari hip në shtyllën e tensionit, kërcënon se do hidhet

562
Sigal

Një 42-vjeçar nga Kuçova ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë dhe kërcënon se do hidhet.

Personi i cili kërcënon me vetëflijim është Andon Ziu nga fshati Tapi.

Mësohet se shkak është bëtë një gjobë prej 5 mln lekësh që bashkia i ka vendosur për një ndërtim palaje.

Ziu prej një orë ndodhet i hipur në shtyllë, ndërsa forca të shumta policia po negociojnë që ai të zbresë.