ISHTI: Shpërthimi nga kontakti me nxehtësinë, në lokal ndodheshin 6 bombola

442
Një ditë pas ngjarjes në Beragozhd të Pogradecit ka reaguar edhe Inspektoriati Shtetor Teknik Industrial. Sipas ISHTI, nga konstatimet paraprake shpërthimi erdhi nga kontakti i rrjedhjes së gazit me nxehtësinë e sobës me dru.

Po sipas ISHTI në lokalin ku ndodhi shpërthimi ndodheshin 6 bombola gazi dhe se bombola e cila ishte e vendosur poshtë banakut të lokalit ishte jashtë standardit. ISHTI ka deklaruar se do të monitorohen të gjitha tregjet për bombulat e gazit dhe do të merren masa të ashpra për shkelësit e ligjit.
Sigal