Maqedonia në prag të zgjedhjeve, partitë shqiptare fillojnë fushatën

472
Edhe pse ende nuk është caktuar data zyrtare e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, partitë shqiptare tashmë kanë filluar fushatën, njofton agjencia e lajmeve INA. Platformat e partive politike nuk dallojmë shumë nga të njëra tjetra, në thelb të gjithë kërkojnë avancimin e çështjes shqiptare në Maqedoni.
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon zbatimin e plotë të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, Partia Demokratike Shqiptare synon përmbushjen e 12 pikave të Marrëveshjes së re, që do rregullojë raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Aleanca për Shqiptarët kërkon federalizimin jo territorial të Maqedonisë të Maqedonisë, ndërsa lëvizja Besa kërkon që Maqedonia të ridefinohet si shtet i dy kombeve, shqiptarëve dhe maqedonasve. Barazinë mes shqiptarëve dhe maqedonasve e kërkon edhe Uniteti i gjeneral Ostrenit.
Aktivistët partiakë të partive politike, kanë intensifikuar përpjekjet e tyre elektorale. Krahas takimeve të hapura me qytetarët, persona të rekrutuar nga partitë të cilët mbajnë në duar programet partiake, gjatë këtij vikendi kanë trokitur derë më derë për të bindur qytetarët në programet e hartuara partiake. Liderët e Aleancës, kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela dhe kreu i RDK-së, Vesel Memedi në gjitha qytetet shqiptare po zhvillojnë debate me rininë për një të ardhme më të mirë.
Sigal