Gjermani, azilkërkuesi sirian hedh nga dritarja 3 fëmijët e tij

476
Një baba sirian, azilkërkues në Gjermani, është arrestuar pasi tentoi të vriste tre fëmijët e tij, duke i hedhur nga dritarja e qendrës së azilkërkuesve. Dëshmitarët janë shprehur se kanë parë sesi fëmijët po binin njëri pas tjetrit nga dritarja. Fatmirësisht fëmijët, përkatësisht të moshave 1, 5 dhe 7 vjeç, kanë shpëtuar dhe janë transportuar në spital.
Djali 5-vjeçar dhe motra e tij 7 vjeç kanë pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe janë dërguar menjëherë me helikopter në spitalin më të afërt, ndërsa djali 1- vjeçar ka pasuar dëmtime më të lehta. Ndërkohë policia gjermane ka bërë të ditur se babai i fëmijëve nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit.
Sigal