Sekretari i Jashtëm i Britanisë: Putin po forcon Shtetin Islamik

441
Britania e Madhe e ka akuzuar Rusinë se po ndihmon në mënyrë indirekte në forcimin e Shtetit Islamik. Për mediat është prononcuar sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond, i cili deklaroi se Kremlini nuk po bombardon objektiva të ISIS në Siri, por po godet rebelët të cilët kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Assad. Sipas tij, përgjëgjësi për këtë situatë është Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
“Rusia thotë se po bombardon mbi Shtetin Islamik, por në të vërtetë një gjë e tillë nuk po ndodh. Mund t’iu them se më pak se 30% e sulmeve të tyre bien mbi militantët e ISIS teksa pjesa tjetër është koordinuar drejt rebelëve që e kundërshtojnë regjimin e Presidentit, Bashar al-Assad. Nuk e dimë se çfarë ka plani ka Kremlini. E gjithë kjo situatë është krijuar nga Vladimir Putin.”
Marëdhëniet diplomatike midis Londrës dhe Moskës kanë pësuar një krisje që prej publikimit të një raporti nga Gjykata e Britanisë së Madhe, ku thuhej se Vladimir Putin dyshohet se është i implikuar në vrasjen e ish-spiunit të KGB-së Alexander Litvinenko.
Akuzat ndaj Kremlinit, në lidhje me sulmet ndaj rebelëve që janë kundër regjimit të Asad kanë qënë të shpeshta. E megjithatë, zyrtarët Moskës i kanë mohuar gjithmonë deklaratat e shteteve perëndimore duke thënë se ato synojnë të dëmtojnë imazhin e Rusisë.
Sigal