Spanja heq statujën e fundit të diktatorit Franko

172
Sigal

Enklava veriore e Spanjës, Melilla, ka hequr statujën e fundit publike të ish-diktatorit, Gjeneralit Francisco Franco, 45 vjet pas vdekjes së tij.

“Një ditë historike”, shkroi qeveria rajonale e Melilla në Twitter së bashku me fotografitë e punëtorëve duke hequr statujën.

Statuja prej bronzi, e cila tregon Franco-n në këmbë, u ngrit në 1978 për të përkujtuar rolin e tij si komandant i Legjionit Spanjoll në Luftën e Rif, një konflikt ku Spanja luftoi në vitet 1920 kundër fiseve Berber në Marok.

Kreu i qeverisë rajonale të Melilla tha se statuja u dërgua në një depo komunale, pa sqaruar nëse do të vendosej më vonë në një muze.

Një ligj i vitit 2007, i miratuar nga një qeveri e mëparshme Socialiste, detyron qytetet të heqin simbolet publike të epokës së Frankos dhe të riemërtojnë rrugët me emrin e diktatorit ose gjeneralëve që luftuan me të në luftën civile.

Si rezultat, simbolet e diktaturës janë hequr ngadalë, duke përfshirë statuja të tjera të profilit të lartë përreth Spanjës.