Presidenti Meta: Kuvendi njëpartiak është keqpërdorur për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar

30
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për koncesionin e Rinasit. Në një reagim të shpërndarë në rrjetet sociale, Presidenti Meta shprehet se Kuvendi një partiak është keqpërdorur për një afer që dëmton interesat kombëtare. Ai shprehet se letrat për kontratën janë mbyllur brenda një dite.

Regimi i plotë i Presidentit Ilir Meta:

Faktet tronditëse të kapjes së shtetit, që publikova sot, lidhur me koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit tregojnë se si është keqpërdorur Kuvendi njëpartiak për të dëmtuar interesin publik dhe kombëtar.

Në një ditë ishte mobilizuar i gjithë shteti (përveç Presidentit të Republikës) për të “mbyllur letrat” në shkelje flagrante të Kushtetutës, ligjit dhe procedurave ligjore të domosdoshme për zgjatjen e koncensionit të një ndër aseteve më strategjike të shtetit dhe me rëndësi për sigurinë kombëtare.

Sa mirë do të ishte të reagonin me kaq nxitim për t’ju shërbyer pa vonesë qytetarëve, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e tyre nga pandemia, nga përmbytjet dhe nga bllokimi i rrugëve nga dëbora.