FIFA dhe UEFA godet Rusinë: Përjashtojnë përfaqësueset kombëtare dhe klubet nga të gjitha kompeticionet sportive

191
Sigal

FIFA dhe UEFA kanë dalë me një komunikatë zyrtare të përbashkët, duke komunikuar vendimin për të përjashtuar Rusinë nga aktivitetet ndërkombëtare me përfaqësuese dhe klube.

“Duke vijuar vendimet fillestare të ndërmarra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat këshilluan vënien në zbatim të masave të tjera, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot bashkërisht që të gjithë skuadrat ruse, përfaqësuese kombëtare apo klube, të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë.

Këto vendime u ndërmorën sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht dy organet vendimmarrëse më të larta të të dy institucioneve rreth çështjeve të tilla urgjente.

Me situatën e pushtimit të Ukrainës që nuk duket se do të shkojë drejt një zgjidhje të shpejta, klubi i Spartak Moskës rezulton të jetë i përjashtuar nga Liga e Europës ku do të luante në javën e ardhshme, ndërsa edhe përfaqësuesja e Rusisë nuk do të marrë pjesë në ndeshjet e play-off të muajit mars për kualifikimin në Botërorin 2022. Ndërkombëtarët nuk kanë vendosur një afat fillestar për lënien në fuqi të këtyre sanksioneve dhe heqja e tyre do të diskutohet vetëm kur konflikti ushtarak të ketë përfunduar.