I dënuar me 10 vite burg në Itali për vjedhje, kapet në Durrës 39-vjeçari

482
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasit: D. Xh. 39 vjeç, banues në Durrës.
D.Xh. është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana pasi Gjykata e Apelit në Bologna , me Vendimin Nr.460/2013-R, datë 15.02.2013 e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale” Vjedhja” dhe” Falsifikimi I dokumentave” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e kanw arrestuar përkohësisht me qëllim ekstradimi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Drejtësia Italiane e ka dënuar me 10 vite burg për veprat penale”Falsifikimi të dokumentave” dhe ” Vjedhje”.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal