Hetimet për Tahirin, ja çfarë thotë prokurori i Antimafias italiane në Tiranë

666
Pas takimit me kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, Prokurori Kombëtar italian i Antimafias, Federico Cafiero De Raho nuk ka nguruar të flasë për grupet kriminale shqiptare.
Ai dha mesazhin e qartë se duhet të shkëputen lidhjet e krimit me politikën dhe njerëzit e pushtetshëm.
Në deklaratën e tij për gazetarët për bashkëpunimin mes Italisë dhe Shëipërisë në lidhje me hetimet për Saimir Tahirin, ai tha: “Bashkëpunojmë me ata që kanë në objekt të punës luftën kundër krimin e organizuar. Ne kemi një rregull: Zbatojmë ligjin në mënyrë të barabartë për çdo qytetar të çdo niveli, pavarësisht nga statusi politik apo shoqëror. Në Itali hetohet kushdo. Kjo është forca jonë në Itali”.
Sigal