Qarkullonte me pistoletë, arrestohet “i forti” në Tiranë. Shihni si ia “zbërthen” Audi-n policia (Video)

432
Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke lëvizur me armë zjarri tip ‘TT’ dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë. Në pranga ka rënë A.K, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua ne rrugën “Demokracia” në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip “Audi”.
Njoftimi i policisë: 
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë ndalimin e një shtetasi.
Më datë 14.07.2017, rreth orës 12:30, ky shtetas është konstatuar në rrugën “Demokracia” në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip “Audi”.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe kanë filluar ushtrimin e kontrollit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri pistoletë, e llojt “TT” dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë.
Menjëherë është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi:
A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime proceduriale të mëtejshme.
Sigal