Turi i tretë i Europa League/ Skënderbeu ndeshet me çiftin Shamrock Rovers-Mladá Boleslav. Çekët të favorizuar

430
Sot është hedhur shorti i tretë i turit paraeliminator në “Europa League” që ka përcaktuar edhe kundërshtarin e ardhshëm në rast kualifikimi për skuadrën e vetme të kampionatit shqiptar, Skënderbeu.
Për korçarët të cilët dje barazuan takimin e parë në Kazakistan kundër Kairat Almaty me rezultatin 1-1, në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesin e çiftit Shamrock Rovers vs Mladá Boleslav.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Skënderbeu takimin e parë e luan në transfertë në datën 27 korrik ndërsa ndeshjen e kthimit në 3 gusht. Në turin e parë paraeliminator Skënderbeu kaloi modestët nga Andorra, Sant Julia. Ndeshja e parë në Korçë përfundoi me shifrat 1-0 ndërsa takimin e kthimit 6 herë kampionët e vendit fituan thellë 0-5.

Shamrock Rovers në turin e parë eliminoi Stjarnan me rezultatin e përgjithshëm 2-0, respektivisht 1-0 në të dy ndeshjet, brenda dhe jashtë. Ndërsa Mladá Boleslav është bërë pjesë e këtij kompeticioni në turin e dytë paraeliminator.

Takimi i parë mes Shamrock Rovers dhe Mladá Boleslav i luajtur dje përfundoi me shifrat 2-3 dhe ky rezultat favorizon ndjeshëm çekët.
Sigal