Tentoi të vidhte një banesë, hajduti kapet në flagrancë në Cërrik

447
Sigal

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një shtetas, nën akuzën e vjedhjes. Në njoftimin për mediet bëhet e ditur se i arrestuari është shtetasi S.T., 29 vjeç,  banues në Cërrik.

“Arrestimi i tij u bë pasi  në lagjen ” Nr 3.,” Cërrik,  ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.M, por është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe menjëherë është vënë në pranga”,- njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Vjedhja e mbetur në tentativë “.