U fut në det për të notuar, mbytet 60-vjeçari në plazhin e Spillesë

430
Sigal

Një burrë rreth 60 vjeç, është mbytur në plazhin e Spillesë. I moshuari u fut në det për të notuar, por dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Një roje plazhi ka ndërhyrë për të nxjerrë burrin në breg, por ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Mëngjesin e sotëm në plazhin e Spillesë ka patur dallgë të mëdha.

Duket se 60-vjeçari nuk e ka përballuar dot notimin mes dallgëve duke u mbytur.