Emri/ E ‘tradhtuan’ kamerat kur i vuri flakën makinës së biznesmenit, arrestohet 25-vjeçari

633
Sigal

Në prangat e policisë së Sarandës ka rënë Ylli Kola nga Tepelena pasi tre ditë më parë i ka vënë flakën një mjeti në Sarandë.

Mësohet se Kola është paguar që t’i djegur makinën biznesmenit, Resul Mema. 25-vjeçari është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Pas dokumentimit të veprimeve, policia ka arrestuar të riun, i cili dyshohet si autor edhe i disa ngjarjeve të tjera të ngjashme.

Njoftimi i policisë:

Policia zbardh ngjarjen e djegies së automjetit dy ditë më parë. Arrestohet nga policia autori i dyshuar.

Specialistët e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, pas hetimeve të kryera në lidhje me djegien e automjetit Range Rover në lagjen nr.4, më datë 02.08.2019, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin Y. K., 25 vjeç, banues në fshatin Toç, Tepelenë.

25 vjeçari nga Tepelena dyshohet se për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin me lëndë djegëse automjetit në pronësi të shtetasit Q.Gj. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.