Rrahu gruan dhe prindërit e saj, pranga burrit dhunues (Emri)

435
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dhunoi vjehrrin, vjehrrën dhe gruan. Burime zyrtare nga policia e Beratit bënë me dije se Viorgjent Papajani, akuzohet se dhunonte vazhdimisht gruan e tij 33-vjeçare.
Kjo e fundit pas kallëzimit të policisë, mori urdhër mbrojtjeje.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.09.2017, u bë ndalimi i shtetasit:
Viorgjent Papajani, 37 vjeç, banues në Berat, pasi ka goditur vjehrrin dhe vjehrrën e tij, shtetasit K.H, 58 vjeç, dhe M.H 56 vjeçe, të dy banues në Berat.
Shtetasi Viorgjent Papajani në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhe dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases E.P 33 vjeçe, banuese në Berat, ndaj të cilës u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a/4.
Sigal