Zëvendëskapiteni i Dinamos së Kievit

539
Duke qenë një futbollist kroat dhe për më tepër që ka kaluar disa vite në radhët e Dinamos së Zagrebit, Demagoj Vida, zëvendëskapiteni i Dinamos së Kievit, është pyetur dje, nëse kishte komunikuar me ish-shokët e skuadrës, të cilët ishin eliminuar nga Skënderbeu në fazën “play-off”. “Po, kam folur pak me kolegët e mi të skuadrës së Zagrebit, dhe mund të them, se Dinamo Zagreb nuk ishte me fat. Por kjo nuk duhet të na bëjë të qetësohemi ne nesër (sot), sepse do të na duhet të bëjmë një ndeshje të mirë”, ka deklaruar zëvendëskapiteni i Dinamos së Kievit.
Sigal