Sigal

Trajneri Pep Guardiola ka hedhur poshtë kritikat në adresën e tij dhe të skuadrës së Manchester City pas humbjes 2-3 që ekipi kampion i Premier League pësoi në fushën e tij ndaj Crystal Palace.

“Kur unë fitoj, jam një gjeni. Por po ju them që skemat e mia funksionojnë edhe kur humbas e unë mbetem sërish një gjeni.Kemi edhe mungesa, por kjo nuk është justifikim. Ishte thjesht një ditë e keqe dhe kemi shans që të ngrihemi shumë shpejt, pasi pas dy ditësh kemi sfidën me Leicester.

Futbolli është i mbushur edhe me surpriza, një e tillë na ndodhi ne. Kjo është një periudhë e vështirë, e mbushur me ndeshje, ndaj të gjithë duhet të jenë gati për të zbritur në fushë kur është e nevojshme. Unë kam besim te kjo skuadër, sezoni është ende i gjatë dhe gjithçka mund të ndodhë deri në fund. 4 pikë diferencë nuk janë shumë”, deklaroi Guardiola.