Sigal

Dy persona janë përleshur midis tyre në Tiranë. Përleshja ka degjeneruar në përdorimin e sendeve të forta. Për pasojë, të dy persona kanë përfunduar me plagë të rënda në spital.

Ngjarja ka ndodhur sonte, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit, ku sipas burimeve të Policisë, mësohet se si pasojë e një konflikti të çastit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Më datë 24. 12. 2018, rreth orës 20:30, në zonën e Fushë-Mëzezit si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit E. M., 29 vjeç dhe Sh. S., 32 vjeç, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.