Godiste gruan në sy të 3 fëmijëve, kapet shqiptari në Romë

404
Sigal

Një nënë 30-vjeçare shqiptare me tre fëmijë ka rënë pre e dhunës së vazhdueshme në Romë të Italisë. Policia italiane ka vënë në pranga burrin e shtëpisë, i cili e godiste dhe e kërcënonte me vdekje gruan në sy të fëmijëve.

Siç raportojnë mediat fqinje, alarmin e ka dhënë vetë gruaja, e cila ka telefonuar policinë pas një sherri ku mund të precipitonte në veprime të dhunshme e me pasoja për jetën. Ajo ka kërkuar mbrojtje duke kërkuar ndihmë tek autoritetet italiane.

Policia menjëherë ka shkuar në banesën e çiftit shqiptar, ndërsa burri edhe në sy të policisë ka vijuar me kërcënime.

Shqiptari 47-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nuk ishte një person i panjohur për policinë, pasi kishte marrë paralajmërime të vazhdueshme.