Një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në shtetin Italian është arrestuar në Lezhë.
Gazmir Pepmarku, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në D.V.P.Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë bërë kapjen dhe arrestimin provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian të shtetasit :
-Gazmir Pepmarku, 40 vjeç, lindur dhe banues në Mamurras.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi:
Autoritetet Gjyqësore Italiane më datë 15.01.2018 kanë lëshuar urdher arresti ndaj këtij shtetasi për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 81-110-112-82-56-575 të Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Interpol Romën po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë