Tragjike në Itali, kishte shkuar me pushime në bregdetin italian, mbytet 19-vjeçari shqiptar

35
Sigal

Tragjike në Itali. Një 19-vjeçar me orgjinë shqiptare ka humbur jetën.

Mediat e huaja raportojnë se i riu është mbytur në plazhin e zonës së Galipolit në Itali, ndërsa theksohet se viktima kishte shkuar me pushime në Salento.

Kanë qenë disa pushues që kanë dhënë alarmin, por pavarësisht ndërhyrjes 19-vjeçari nuk ka arritur të shpëtojë.