VIDEO/ Policia kontrolle blic nëpër Tiranë, pesë të arrestuar

529
Sigal

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga pesë persona për akuza të ndryshme gjatë kontrolleve blic të zhvilluara në disa zona të Tiranës.

Kontrollet janë zhvilluar në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit të ambienteve dhe banesave ku dyshohet për armë e lëndë narkotike, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Në kontroll kanë marrë pjesë efektivë nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve.

Gjatë kontrolleve të ushtruara janë verifikuar dhe kontrolluar 22 mjete dhe 79 persona.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në rrugën e “Barrikadave”, nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u bë arrestimi në flagrancë për kontrabandë medikamentesh mjekësore i shtetasit:

– Arion Lleshi, 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në ushtruar në automjetin e tij tip “Seat”, iu gjetën 40 lloje të ndryshme medikamentesh mjekësore të cilat ishin pa pullë të Agjencisë Kombëtare të kontrollit të barnave, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasit L. Ll., (administrator i një subjekti farmaceutik).

Në Babrru dhe në rrugën “Riza Cuka” nga kontrollet e ushtruara nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike i dy shtetasve të mëposhtëm:

– Klajdi Pillati, 23 vjeç banues në Tiranë, pasi në Babrru gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua 8.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

– Igli Keçi, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Riza Cuka”, iu gjet dhe bllokua 1 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në Farkë nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, i shtetasit

– Ahmet Mashollari, 50 vjeç, banues në Farkë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri “Pushkë” dhe një sasi fishekësh.

Në rrugën “Mine Peza”, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet e Komisariatit Nr.3, u kap shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”:

– Mario Shalari, 25 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Përndjekja”.

Sekuestrohen në total:
– 40 medikamente të ndryshme mjekësore
– aparate celular
– automjet tip “Seat”
– armë zjarri “Pushkë” me fishekë
– 9.8 gramë me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sativa”

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.