Cërrik, sulmohet një i afërm i kandidatit të PD-së

412
Një i afërm i kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Cërrikut, është sulmuar nga disa persona gjatë orëve të natës. 
I sulmuari është shtetasi Erjon Baha, kushëri i kandidatit të opozitës në këtë bashki, Qamil Boja. Baha është sulmuar në momentin kur ndodhej në mjetin e tij nga një grup personash, që dyshohen si aktivistë të LSI-së. 
Ai është shoqëruar drejt spitalit të Elbasanit ku po merr ndihmën e parë mjekësore. Ndërkohë, një ditë më parë, pre e dhunës ishte edhe nipi i kandidatit të PD-së në këtë Bashki.
Sigal