Aksidentohet për vdekje i riu nga Tropoja, përplaset nga një 19-vjeçar

463
Sigal

Shtetas me inicialei E.M 19 vjeç banues në Lezhë ka aksidentuar për vdekje shtetasin me iniciale F.P 29 vjeç banues në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. 29 vjeçari Fatmir Pervataj, po ecte në këmbë kur është përplasur me nga një autovetur dhe për pasojë , gjatë transportimin për në spitalin rajonal të Lezhës ka ndërruar jetë.

Ja njoftimi i plotë i ploicisë:

Në rrugën Lezhë – Shëngjin, shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar shtetasin këmbësor F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.