Bënin zhurmë, policia mbyll lokalin tek “Komuna e Parisit”, klientët e dehur masakrojnë efektivin

425
Një polic ka mbetur i plagosur pas një ndërhyrje të patrullës në një lokal në zonën e Komunës së Parisit.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, patrulla e policisë ka marrë njoftimin se për prishje të rendit dhe qetësisë në rrugën “Robert Shvarc”. Por pasi ka ndërhyrë, klientët e dehur kanë qëlluar me sende të forta në kokë një prej efektivëve.

“Rreth orës 03:24 të ditës së sotme, ka pasur njoftime në numrin e emergjencave 112 për prishje të rendit dhe qetësisë, në rrugën “Robert Zhvarc”, tek një lokal, me pronar shtetasin A. S. Në adresën e sipërpërmendur ka shkuar patrulla e policisë, të cilët gjatë mbylljes së lokalit, janë konfliktuar me 6 persona të cilët ishin në gjendje të dehur në brendësi të këtij lokali. Gjatë daljes së këtyre personave punonjësi i policisë E. V. është goditur me sende të forta në kokë dhe u dërgua në spital për mjekim”, deklaron zyrtarisht policia.

Më pas punonjësit e policisë kanë ndërhyrë dhe kanë bërë të mundur shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 të shtetasve E. S., 40 vjeç, A. K., 27 vjeç dhe A. K. 45 vjeç, kurse personat e tjerë janë larguar me automjetin tip “Mercedes Benz”. Po punohet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt. Po kryhen veprimet procedurale.
Sigal