Vlorë, digjet me benzinë makina e kryeregjistrueses të pasurive

405
Sigal

VLORE – Automjetit të kryeregjistrueses së Vlorës, në zyrën e regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme i është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa policia e qytetit bregdetar dyshon se ngjarja lidhet me detyrën e zonjës Ina Luçi.
 
Sipas policisë së Vlorës makina e kryeregjistrueses ndodhej e parkuar pranë banesës së saj dhe është djegur gjatë natës. Burime nga policia e qytetit bregdetar thanë për Shqiptarja.com se makina është spërkatur fillimisht me benzinë, i janë thyer xhamat dhe më tej i është vënë flaka.
 
Nga djegia e makinës tip Toyota me targa AA 756 HP nuk ka pasar asnjë të lënduar.

Në një pronconim për Shqiptarja.com vetë zonja Luçi tha se nuk ka asnjë konflikt institucional apo personal.

 Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve