Trafiku i qenieve njerëzore,MB-ISHP- Polici, memorandum bashkëpunimi

453
Sigal

TIRANË – Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës kanë firmosur një ditën e sotme një memorandum bashkëpunimi për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit për shfrytëzim për punë.

Sipas zv/ministres së Brendshme Elona Gjebrea krijimi i një grupi të përbashkët pune mes këtyre institucioneve do të sillte evidentimin e rasteve të trafikimit të brendshëm.
 
Ky Memorandum bashkëpunimi ka edhe mbështetjen e  OSBE-së në Tiranë. Ambasadori Florian Rauning i pranishëm në këtë konferencë u shpreh se për të bashkuar stratgjite për të planifikuar operacionet e përbashkëta bashkëpunim  kyç. 

Drejtori i Policisë së Shtetit Artan Didi përshëndeti këtë marrëveshje ndërsa renditi edhe arritjet e Shqipërisë duke dalë nga raporti i DASH si vend nën vëzhgim për trafikub e qenieve njerëzore dhe vlerësimin pozitiv në raportin e KE.

“Trafiku i qenieve njerëzore shpesh quhet skllavërim i kohëve moderne. Shpresojmë të kemi rezultate me të mira kundër trafikut të qenieve njerëzore.”-tha Didi.
 
Ndërkohë kreu i Inspektoratit të Punës, Dritan Ylli shprehu nevojën për të bashkërenduar forcat kundër trafikut të qenieve njerëzore dhe ndaj punës së paligjshme në Shqipëri. Ai shtoi se kemi një përvojë mjaft të vlefshme, ku janë zbuluar edhe disa raste të viktimave të trafikut të brendshëm të qenieve njerëzore. Sipas tij kjo marrëveshje do krijojë një mjedis më të siguritë në ambiente  e qeverisë.