“Çmenduri” në aksin Tiranë-Elbasan, pa leje drejtimi dhe me 216 km/h, prangoset 18-vjeçari

102
Sigal

Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar një drejtues automjeti 18-vjeçar i cili lëvizte me shpejtësi skëterrë prej 216 km/h.

Mësohet se i riu nuk kishte as leje drejtimi për automjetin, ndërsa blutë e kanë prangosur atë në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin A. H., 18 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin, me shpejtësi 216 km/h.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

“Çmenduri” në aksin Tiranë-Elbasan, pa leje

“Çmenduri” në aksin Tiranë-Elbasan, pa leje